Publiku












Kur video lojerat moren hov, kahje dhe dimension per aplikimin e teknologjise, ky interaktivitet filloi te zgjerohet deri ne pa limit!
Nga pervoja personale me konzola te modeleve te ndryshme, pra qe nga femijeria ime(80s) kam perjetuar grafika prej me te thjeshta e deri tani ku keto grafika kompjuterike jane pothuajse reale!

I inspiruar nga grafikat kompjuterike te me parshme, ku une i konsideroj thjesht vepra arti, dhe bukuria e tyre besoj qe qendron ne jo persosmerine e reflektimit te imazhit qe e arsyeton thenien"vepra arti"!

Ne nje loje futbolli, format horizontale te paraqitjes se publikut, lojtareve, fushes e ne veqanti ngjyrat e dhezura dhe gjithqka tjeter ne permbajtje te asaj loje, jane harmonia dhe forma qe kam gjet inspirim!

Reflektimi i puneve te mija paraqitet nga keto pervoja dhe me qellim per te fituar publikun tim sikurse ato lojra qe me kane pas "publik"mua!

‘’Legend sjom tu dasht me vazhdu qeshtu me ty, por edhe sjom tu dasht kurr mos met pa ma ! Ndoshta n’t’ardhmen kam me pas nevoj për ty, ose ki’ me m’mungu ! E vetmja zgjidhje për ty osht me i ngri mardhaniet!’’





I rritur me keshillat e prindërve, arsimtarëve, profesorëve, pra veprimi në bazë të rregullave të caktuara nga ta, kanë qenë bazë për zhvillimin tonë, pa marrë parasyshe se sa kemi qenë ose jo të ndegjueshëm ndaj tyre!
Ardhja e pozites time në pozitën e prindit, më bënë të kuptoj që pa ndihmën e tyre është vështirë për një zhvillim normal dhe adekuat në shoqëri, pra ndihma e përvojës mendoj se është e domosdoshme për këtë gjë!
Pa dashur të gjykoj se a kanë pasë gjithmonë të drejtë apo jo, me rëndësi është që një qenie që të lind apo adopton dhe të servon më të mirën nga vetja duke e reformuar gjithmonë konceptin!
Me zhvillimin e trupit dhe mendjes, njeriu fillon të kërkon dicka tjetër si në aspektin edukativ, po ashtu edhe arsimor e professional, mendor e kreativ, apo cfare do qofte natyre tjeter!
Prej përvojave personale, vlen të përmenden legjendat, heronjët dhe idollët, që jam duke u munduar ta shtjelloj si temë.Heroi i forti, Gjykuesi mësuesja, ndërmjetësuasja dashuria etj. kanë qenë prindërit e mi.Në periudha të ndryshme kohore, njeriu fillon të evoloj në të gjtha aspektet, pra krijon mendime të ndryshme ‘’idolle’’, ndrron personalitetin, thjesht ka nevojë për informata të reja, vlenë të ceket kalimi nga shikimi i filmave vizatiomor në filmat artistik të moshës dhe deri të filmat për të rritur!
Gjatë periudhave tranzicionale, njeriut më nuk i duken të arsyeshme disa nga gjërat e lartë cekura dhe fillojnë t’i shkëputin mardhëniet, pra tentojnë të ju ikin heronjëve dhe idollëve të tyre, në anën tjeter ndoshta nuk është se nuk kanë nevojë më për ta, por ego e mund në shumicën e rasteve këtë gjë, por edhe kyqja ne direksione të tjera, pra nëse mund të them epoka të ndryshme të zhvillimit, pra në të panjohura, në kontakte të krijuara vetë-natyrshem në raste të ndryshme etj, pra tërë ky evolim me rrugë të reja bën që t’i ngrijë natyrshëm mardhëniet me heronjët e kaluar dhe ndoshta tenton të dojë dhe të krijoj heronjë dhe idollë të rinjë.
Pra, të gjitha këto kalime, në aspektin dhe kuptimin bukfal janë ‘’Ngrirje e mardhënieve’’, pra një spjegim metaforik nga memorja dhe analiza për t’i kujtuar dhe përsëritur ndoshta nga vetë nevoja, por kthimi në to edhe për ti rikonceptuar një nevojë edhe më e madhe për mua!
Kujtimet e ngrira në mendje, janë gjëra që duhet të shkrihen për t’i kujtuar dhe rikonceptuar, gjë që të hynë në punë me bashkëkohoren.

Përsëritjet e njëpasnjëshme të rrugëtimit të kohës







Koha!
Treni!
Koha abstrakte!
Treni real!
Koha pa zhurmë!
Treni me zhurmë!
Treni me zhurmë në kohën pa zhurmë plotëson heshtjen e kohes që në të bëhet shumë zhurmë!
Kush po bën zhurmë?
Zhurmë po bën treni!
Treni i artistit që po i jep frymë kohës së ardhme me një frymë nga koha e shkuar dhe e tashme!
Rrugëtimi i artistit nëpër kohën që ka kaluar e gjerë më tani ka perfshirë’’vagona,bagazhe’’të ndryshme,që janë bërë nga e shkuara e deri më tani,e që shërbejnë për të ardhmen!
Paraqitja simbolike e kohës përmes trenit vjen nga autori me një figuracion shumë të thjeshtë dhe ngjyra të pastërta në një koncept të ndërlikar siq është koha!
Pa dyshim ai në pikturat e tijë merret me një qështje globale nga pasqyrimi si thelb,si dhe po ashtu me një qështje personale siq është përshkrimi i jetës së tijë , ëndrrave të tijë që janë paraqitur në fragmente e në tabllo pikturale d.t.th gjëra të përjetuara e të ngulitura në kokë që rrjedhin nga e kaluara e gjerë më tani…



                                                                                                                   Curated by/ Kushtrim Zeqiri

Parathënie
“Treni artistik” i Kushtrimit si metaforë e lirisë dhe pakufishmërisë
Treni si metaforë simbolike ishte prezente sidomos në letërsi, por edhe në art. Si figurë, treni gjithmonë ka krijuar emocione të veçanta si tek artistët, por edhe tek ata/ato që e kanë pranuar a refuzuar një vepër/krijim. Treni na fikson për ecjen drejt të panjohurës dhe për ta njohur atë. Sëkëndejmi, treni nga agnosis shndërrohet në gnosis. Treni është edhe kujtesë dhe identitet. Duke udhëtuar ne mallëngjehemi për të kaluarën që po e lëmë pas, për një kohë apo përjetësisht (atdheun, imazhet e vendit ku kemi jetuar e luajtur) dhe frikën nga ndryshimet që na presin në vendjetesën e re. Në tren fillojnë të ngjizen një sërë reflektimesh mbi mënyrat e ruajtjes sonë identitare në vendin e destinuar, kalkulimet se çfarë duhet ruajtur e çfarë duhet ndryshuar; cilat do të jenë sfidat e pranimit të së resë dhe adaptimit, por edhe malli për të vjetrën e ngulitur aq fortë në kokat tona. Në ciklin “Treni” të piktorit Kushtrim Sylejmanit, recipienti udhëton në pikturat e tij, por edhe gjen rrugëtimin drejt njohjes së vetes dhe të komunikimit me tjetrin. Me tjetrin si të panjohur, si të njohur dhe gjysmë të njohur. Me tjetrin si të paragjykuar. Me tjetrin si të urrejtur. Me tjetrin si mik/armik. Me tjetrin si indiferent. Me tjetrin si gjuhë, mendësi, sjellje dhe kulturë tjetërfare kundrejt nesh. Është interesante se nga leximet e bëra të përgjigjeve që kanë dhënë shumë artistë kudo në botë, frymëzimet e tyre zakonisht kanë ardhur pas udhëtimeve, bie fjala, udhëtimit me tren në rrugë të largëta, por çasti inspirues i piktorit Kushtrimi kishte prodhuar idenë e trenit kohë më parë para se të udhëtonte me të. Me një dëshirë dhe vizion për të dalur nga një atdhe që po kalonte (dhe po kalon) me shumë probleme politike, sociale, ekonomike, kulturore dhe etnopsikologjike, për të jetuar në shtetin federal të Zvicrës, Kushtrimi kishte filluar të parafytyrojë momentin final të udhëtimit me tren, jo vetëm për ta menduar fiksimin e tij me një mjet ekzotik të udhëtimit në distanca të mëdha, por edhe si përthyerje medituese për kohën, hapësirën, lëvizjen, ndryshimin, identitetin, kujtesën, gjuhën, përkatësinë… Pra, ky nuk inspirohet pas udhëtimit me tren, por para nisjes me të. Ideja lind si parafytyrim mbi objektin (lexo: trenin si figurë, si simbol) dhe jo objekti i përcaktuar ta krijojë idenë/figurën e pikturave të tij. Dhe pas udhëtimit me tren, pra emigrimit, edhe format e trenit në piktura të pëlhurës së Kushtrimit ndryshojnë, marrin trajtë tjetër; paraqiten në formë më të dendësuar; shpërfaqen me ngjyra të tjera, respektivisht ngjyra bardhë e zi (akromatike, jo laramane, zakonisht më pesimiste). “Treni artistik” i Kushtrimit përfaqëson edhe veprimtarinë e tij, të përshkruar me ‘plot vagona’ si cv - por edhe se si artisti duhet të jetë si treni, të transportojë artin e tij në sa më shumë vende/kultura; të udhëtojë dhe të nxis vrojtuesin në udhëtim; gjatë udhëtimit jo vetëm ndërron/lëviz artin/stilin e tij, por edhe ndërron vetveten. Pa dyshim, piktori Kushtrimi na thotë se ky ndryshim nuk mund të jetë radikal nëse jeni kalitur me një frymë të getoizmit të gjatë artistiko-kulturor. Pra, kur artisti udhëton, ai bart më vete edhe një gjendje kulturore në të cilën është rritur dhe zhvilluar. Kjo vërehet në ciklin “Treni”, që thyen kultin e dhunës, agresivitetit, rebelimit (sikurse ishte zhvilluar futurizmi italian si reaksion ndaj trashëgimisë kulturore italiane, traditës, artit konvencional, etj.), por na shpall një kult tjetër të artit modern: kultin e lirisë artistike (sovraniteti i plotë i imagjinatës së artistit) dhe lirisë së vrojtuesit për të gjetur në pikturë atë që e dëshiron në vetëdije apo ndërdije (sovraniteti i recipientit). Pra, kultin e lirisë sovrane të të gjithëve, gjegjësisht të krijuesit dhe vrojtuesit.
Parimi i lëvizshmërisë në pikturat e Kushtrimit
Të gjithë trenat dhe figurat e tjera shumë pak të pranishme, janë kudo në lëvizje; të stepin në çastin e parë të vrojtimit dhe pastaj nga akomodimi me to, të nxisin në meditim, në vetvëzhgim, në qetësi si prehje shpirtërore por në lëvizje për ide e mendime… Ciklit i duhet durimi, koncentrimi i artistit, puna sistematike, përpunimi i detajeve, evoluimi në kohë. Ky cikël “Treni”, i cili është bërë me vite, që nuk ka ndërruar në asnjë moment trenin si bloger të mesazhit, tregon për qëndrueshmërinë, stabilitetin (vetëm në figurë, por jo stabilitet edhe në teknikën dhe lojën e ngjyrave), energjinë, dashurinë dhe përkushtrimin kontinuel të piktorit Kushtrimi. Arti bashkëkohor kërkon që artisti të konkurrojë me dy forca, dy botëra mjaft të fuqishme: natyrën dhe teknologjinë. Këtë konkurrencë piktori Kushtrimi e kalon qetë e qetë, për ta kënaqur recipientin me pikturat e tij, apo më mirë për ta thënë, për ta dërguar recipientin në udhëtim drejt mikrokozmosit dhe makrokozmosit, për ta gjetur pafundësinë dhe pamundësinë… Përceptimi i kohës dhe lëvizjes janë databaza e motivacionit artistiko-filozofik të Kushtrimit. Këtë e vëren çdo vrojtues sepse edhe nëse nuk do ta dëshironte një udhëtim të tillë, pikturat e tij të imponojnë të paktën një udhëtim të shumësisë së ideve në kokë; një udhëtim për ta parë veten, jetën dhe botën në retrospektivë, në kohën e tashme bashkëkohore dhe perspektivën e së ardhmes. Sikurse dihet parimi i artit modern dhe postmodern nuk e duron pedagogjizmin e recipientit, as dhënien e përshtypjeve të caktuara për një detyrim të përçimit të mesazhit, as nxitjen vetëm të emocioneve, as piktura që të shkaktojnë dhembje, por gjithnjë art që lë hapësirë që secili ta projekton vetveten ashtu siç është ndërtuar në ambientin e tij kulturor (dhe gjendjes së caktuar psikike) dhe që përcillet më shumë me mendim/meditim/reflektim sesa emocione apo stërngarkim sentimentesh.
Përmbyllje
Kushtrimi më shumë eksperimenton në këtë zhanër artistik, për ta dhënë energjinë maksimale në të dhe për të. Shumicën e pikturave i ka punuar me teknikë të kombinuar në pëlhurë (vaj, akrilik, etj.), e pakëz në letër. Po që se analizojmë dhe krahasojmë pikturat e bëra para se të shkonte për në “atdheun e dytë të mirëqenies”, atëherë shohim se pikturat në vendin e tij janë me ngjyra më të ngrohta, më të qarta, të vendosura në hapësira më të gjera në prapavijë, ndërrojnë figurat në plan të parë e të dytë, ndërsa trenat e paraqitur në pikturat e të njëjtit cikël janë më të ngjeshur/koklavitur, më të gravituar në një pikë, për arsye edhe të ndikimit nga ritmi më kompleks i jetës në shoqërinë e zhvilluar perëndimore; për reprezentim të një tempo jete stresuese për integrim dhe akomodim kulturor; ngjyrat më pikëlluese, vijat e theksuara nga një gjendje ambivalente të një sapoardhuri, difuzioni i figurave në nivel krejtësisht tjetër… Megjithatë, pikturat e tij janë lindur në vendlindje, janë ndryshuar në vendin mikpritës, por thelbi ka mbetur i njëjtë: treni si diagonale dhe duplifikim i kohës, kthimit në kohë, lëvizjes në kohë, kohës së humbur, kohës së gjetur e të rigjetur...Cikli “Treni” është tërësisht një set pikturash të artit modern dhe tendenca minimaliste bashkëkohore, ku përthyhet thjeshtësia, e cila thjeshtësi bartë më vete një gamë ndërlikimesh dhe veprimesh precize/të matura. Nga vijat e tij në pikturë, kombinimi i ngjyrave (harmonia, kontrasti dhe lloji i ngjyrave), renditja e figurave (trenave) tregon se është piktor që nuk rrin me një vend: pra ‘udhëton’ dhe eksploron në mënyrën se si luan me ngjyrat, si shprehet, çfarë ngjyrash janë dominante, si e ndërron gjendjen emotive gjatë pikturimit. Për disa artistë, por edhe kritikë, epiteti “piktor stabil” gabimisht ka korresponduar me ndonjë cilësor të pëlqyeshëm. Të jesh piktor stabil apo jostabil nuk presupozon për ndonjë superioritet krijimtarie, por për tipe temperamentësh të artistit. Stabiliteti apo jostabiliteti nuk është apriori tipar që duhet ta shquajë domosdoshmërisht një artist, sepse tek e fundit temperamenti është çështje tjetër e personalitetit të piktorit, por mënyra se si shpërthen botën tënde subjektive dhe si e luan lojën me ngjyra në letër, dru, pëlhurë, apo kudo tjetër. Nëse poezia është lojë e gjuhës dhe figurave; nëse kënga është lojë tingujsh dhe instrumentesh, atëherë piktura është lojë ngjyrash. Dhe këtë lojë Kushtrimi duket se e ka bërë me ngadalësi, por herë-herë me gjaknxehtësi. Loja në vendlindje është me tone ngjyrash shumë më të ngrohta, ndërsa pikturat në diasporë, përkatësisht në vitet e para të adaptimit me kulturën dhe sistemin e vlerave të reja, janë tregues të vështirësive të zakonshme emocionale të secilit njeri që është larg vendlindjes dhe këto padyshim janë bartur edhe në gjendjet shpirtërore të piktorit gjatë pikturimit. Sidoqoftë, ajo lojë është luajtur mirë ngase dëshmia shihet në gjithë ciklin “Treni” dhe recipientët nuk i lë si spektatorë, por i bën pjesë të lojës. E kam fjalën, pjesë të udhëtimit. Me tren. Pikturat e Kushtrimit në gjithë ciklin e prezantuar na përthekojnë lëvizshmërinë, kohën, të pakufishmen dhe teorinë e transformimit mbi origjinën. Kështu mund të lexohet nga këndi socio-psikologjik, por krijimtaria e tij fatmirësisht përjashton egocentrizmin vrojtues dhe pranon shumë ‘udhëtarë’. Për vete, mund të them se u ndjeva këndshëm në këtë udhëtim të abstraksionit të lehtë të Kushtrimit. Udhëtim të këndshëm të gjithë udhëtarëve të tjerë (vrojtuesve dhe kritikëve)!

                                                                                                                Avni Rudaku - Sociopsikolog

Warhol vs Basquiat vs Kushtrim




Graphic!